Vikendi me borë, këto janë parashikimet për motin - NACIONALE

Vikendi me borë, këto janë parashikimet për motin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë bërë të ditura parashikimet nga ana e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës për motin në dy ditët e ardhshme.

Meteorologët bëjnë me dije se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Ndërkaq, IHK për të dielën parasheh mot kryesisht të vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Lajme të ngjashme