Vidhen dy trafo në “Trepçë”, Policia thotë se vlera e tyre shkon deri në 80 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë vjedhur dy trafo në ndërmarrjen “Trepça”.
Në raporton 24 orësh të policisë është thënë se rastin e ka lajmëruar një ankues mashkull.
Sipas policisë, vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro.
“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro. Rasti është duke u hetuar”, është thënë në raportin e PK-së.