Video: I hyn uji Gjykatës Themelore në Prishtinë
Uji ka përfshirë një pjesë të Pallatit të Drejtësisë. Në këtë video do ta shihni se si ka shpërthyer uji aty.
Për kushte të vështira në punë, punëtorët ishin ankuar shumë herë. Madje edhe duke protestuar me bojkotim të punës.
Gjatë stinës së verës, në këtë objekt punëtorët janë alivanosur disa herë.
Sipas punëtorëve në objektin e drejtësisë, përgjegjësi nuk merr askush.
Kur u ndërtua objekti, gjatë vitit 2011-12, ishte planifikuar që kushtet brenda tij të jenë të një standardi evropian. Por, kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Këshilli Gjyqësor disa herë kishte alarmuar për kushtet në Pallatin e Drejtësisë.
“Brenda këtij pallati që nga jashtë të lë përshtypjen e një ndërtese me standarde të larta, brenda saj, siç rrëfen Neziri, nuk funksionon furnizimi me ujë.”
Kjo kishte qenë deklarata e Burim Nezirit Kryetar i Këshillit Grevist.
A mund të ketë gjykime të drejta, në kushte të tilla?
Nacionale ka pyetur zëdhënësën e Gjykatës në lidhje me këtë “shpërthim” uji, por ende nuk kemi marr përgjigje.