VV e vendosi në videon e rrugëve, Pal Lekaj: Besoj se po, do të përgatis padi - NACIONALE

VV e vendosi në videon e rrugëve, Pal Lekaj: Besoj se po, do të përgatis padi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka paralajmëruar padi kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Lekaj ka thënë se kjo padi ka të bëjë për përfshirjen e imazhit të tij, pa leje, në videon e fundit të publikuar nga ta.

Lekaj gjatë një emisioni televiziv është pyetur nëse do të bëjë kallëzim penal rreth kësaj çështje, dhe i njëjti është përgjigjur ‘po’.

Besoni që po, sepse të mirret dhe të vendoset figura ime dhe të përmenden 182 milionë shpronsime që nuk janë bërë nga unë dhe zhvatje të buxhetit, mendoj që është spekulim dhe mund të them mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen me këto video që më, le të vazhdojnë edhe me video të tjera ata nuk kanë punuar asgjë dhe nuk kanë çka të iu prezantojnë qytetarëve”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjin.

Lajme të ngjashme