Vetura, trotuare e objekte të dëmtuara: Skenderaji një ditë pas vërshimeve - NACIONALE

Vetura, trotuare e objekte të dëmtuara: Skenderaji një ditë pas vërshimeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qyteti i Skenderajt është një nga qytetet më të prekura nga vërshimet e djeshit, që erdhën si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut.

Një ditë më pas, gati asgjë nuk duket e njejtë, në këtë qytet.

Vetura të shtypura, rrugë të dëmtuara, objekte në formë kaotike e qytetarë të brengosur, janë fytyra e Skenderajt, një ditë pas vërshimeve të shiut.

Përmes 10 fotografive Nacionale sjellë pamjet nga terreni.

Kujtojmë që tashmë komuna e Skenderajt e ka shpallur gjendje emergjente.

Lajme të ngjashme