Vetura godet për vdekje një person në Prizren
Një person është goditur për vdekje nga një automjet në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se personi vdekur është një mashkull 42-vjeçar.
Bytyqi ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.
“Në ora 19:24 nga ekipi i urgjencës se qytetit te Prizrenit është marre informata për një person të vdekur si rezultat i goditjen nga një automjet ne lëvizje. Rasti ka ndodhe ne fsh. Randobrave KK Prizren. Ekipet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes Viktima- këmbësori është mashkull 42 vjeçar. I dyshuari me urdhër të prokurorit ndalet për 48 ore ne ndalim policor.” – ka bërë të ditur Bytyqi.
