Vetëvendosja pa shumicë parlamentare, Çitaku: Kryeneçësia e tyre na lë të bllokuar
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, referuar dështimit të njëzet e pestë me radhë për t’u konstituar Kuvendi i Kosovës pasi Vetëvendosja nuk ka shumicë parlamentare për të zgjedhur Kryetar të Kuvendit, tha se ngërçi në vend vjen si pasojë e “kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”.
“Ekonomia kosovare po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, tha ajo.
“Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, tha deputetja Vlora Çitaku.