Veteranët kundërshtojnë Specialen, hedhin telefonat: Bastisjet po bëhen si në kohen e pushtuesit - NACIONALE

Veteranët kundërshtojnë Specialen, hedhin telefonat: Bastisjet po bëhen si në kohen e pushtuesit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në shenjë pakënaqësie me aksionet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-it, përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së sot kanë protestuar para zyrës se këtyre institucioneve.

Duke shprehur pakënaqësinë e tyre me konfiskimeve e telefonave që i janë bërë disa veteranëve të UÇK-së, protestuesit kanë hedhur disa telefona në ambientet e zyrave të EULEX-it.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se aksionet e fundit të këtyre institucioneve janë të papranueshme.

Ai ka thënë se procesi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po dëshmon se dosjet e Gjykatës Speciale janë krijua nga Serbia.

Kjo gjë po dëshmohet në sallën e gjykatë në Hagë kur po bëhen seancat publike. Mirë që po dëshmohet edhe në përgjimet që po dalin, por do të ishte edhe më mirë që sa më shumë dëshmitar të dalin në seanca publike që ta marrim vesh edhe ne kur dëshmitë e tyre përmbysen nga mbrojta e kreve të UÇK-së dhe bashkëluftëtareve tjerë në Hagë”, ka thënë Klinaku para protestueseve.

Ai ka thënë se bastisjet e fundit kanë shqetësuar familjet e veteraneve dhe të dëshmoreve.

Jemi dëshmitar që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftetarëve tanë dhe familjet e dëshmoreve, duke dërguat pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kohë për gjoja intervistime duke i bastisur e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”, ka thënë ai.

I pari i veteranëve ka kritikuar edhe institucionet vendore për mos reagim.

Zyra e Prokurorit të Specializua në Hagë në mungesë të fakteve po vazhdojnë me filmat e tyre. Kjo gjë siç po bëjnë këta ta panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohen e pushtuesit. Dhe institucionet tona vetëm po heshtin”, është shprehur Klinaku.

Sipas tij, Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët.

Dhomat e specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet që i kanë shkaktuar pushtuesit serb civilëve. Ata gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK-në, duke quajtur ndërmarrje të përbashkët kriminale”, është shprehur ai.

Kjo protestë është përkrahur edhe nga Partia Socialdemokrate. Pjesë e protestës ishte edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Bastisjet e fundit

Gjatë kësa jave, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka zhvillua disa aksione të bastisjes në Kosovës.

Fillimisht, kanë bastisur banesën e heronjve Fahri e Bahri Fazliut në Prishtinë. Pas bastisjes disa oreshe, Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut, ia kanë marrë telefonin mobil.

Pas bastisjes, ai ka thënë se nuk e di se për çka janë bastisur.

Kah ora 7 u kanë, kanë ardhur brenda me kontrollu. Kanë kontrolluar, por nuk kanë marrë asgjë, nuk kanë pasur cka marrin. Sigurisht janë të porositur me marrë diçka, pasi ka qenë bazë e vjetër e luftës prej 88-89 sigurisht ata shokët Salih Mustafa e të tjerët, kanë qenë në shtëpinë tonë sidomos në përvjetore. Ata kanë munduar që do të gjejnë diçka. Ka pasur libra. Telefoni jem personal, telefonin e djalët nuk patën nevojë me marrë. Lap-topin tim. Nuk kanë pasur çka morën”, ka thënë ai.

Në të njëjtën ditë, zyrtarët Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishte ndalur edhe ish-komandantin e UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, të cilit ia kanë marrë telefonin.

Në vazhdën e ndalimeve që janë bërë kohëve të fundit, Gjykata Speciale, ditë më parë, kishte ndaluar edhe ish të burgosurin politik, deputetin dhe ish-ambasadorin, Nait Hasani. Edhe këtij të fundit i është konfiskuar telefoni.

Gjithashtu, telefoni i është konfiskuar edhe Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës, i cili është i dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Lajme të ngjashme