Veteranë të UÇK-së protestojnë para hotelit ku po qëndron Kryetarja e Gjykatës Speciale
Para hotelit ku po qëndron Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, janë mbledhur një numër veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Organizatat e Veteranëve të Luftës, për të kundërshtuar praninë e saj në vend.
Trendafilova ka nisur vizitë në vend dy-tri ditore – ku veçse ka mbajtur një numër takimesh, duke nisur me diplomatë të huaj në vend.
Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku, dërgoi pamje nga vendi i ngjarjes.
