Vetëm 16 serbë votuan në Mitrovicën Veriore
Në zgjedhjet e djeshme, komuna e Mitrovicës së Veriut ka shënuar rekord me pjesëmarrje të të ulët.
Nga 18,781 qytetarë me të drejtë vote, sipas përditësimit të fundit nga KQZ, kutive të votimit ia mësynë vetëm 996 vetë ose 5.30 për qind.
Nga të dhënat e qendrave të votimit del që pjesëmarrës kanë qenë qytetarë nga Lagjia e Boshnjakëve (584 votues) dhe Kodra e Minatorëve (412).
Nga të dhënat ende në përpunim nga këto dy qendra në Mitrovicën Veriore, Lëvizja Vetëvendosje mori 296 vota (66.67 për qind), PDK 83 (18.69), LDK 16 (3.60), dhe poaq Lista Serbe (3.60).
Në zgjedhjet e parafundit, me 2021, sipas KQZ-së në këtë komunë patën votuar gjithsejt 10,227 qytetarë.