Vetaksidentet fatale: Brenda 24 orëve dy të vdekur në Kosovë - NACIONALE

Vetaksidentet fatale: Brenda 24 orëve dy të vdekur në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në Kosovë, si pasojë e vetaksidenteve me veturë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor.

Policia njofton se të hënën rreth orës 08:15 në Shipashnicë të Kamenicës, një mashkull kosovar ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Edhe mbrëmë rreth orës 20:00 në Baicë të Istogut një mashkull kosovar ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të ngjashme