Vetaksident në Veternik të Prishtinës, lëndohet një person
Si pasojë e një vetaksidenti në “Veternik” të Prishtinës, një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policia për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.
Veterniku është zonë ku ndodhin tejet shpesh aksidente.
Ngjashëm ishte edhe ditë më parë kur vdiq një këmbësor.