Vështirësohet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan, shkak i reshjeve të shiut
Reshjet e shiut kanë përfshirë disa nga komunat e Kosovës sot gjatë ditës.
Pas një shiu rrebesh që ka rënë në vendin tonë, shumë rrugë janë bërë vështirë të kalueshme.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar video nga rruga Prishtinë – Gjilan, ku shihet se rruga pothuajse është bllokuar e tëra.
Shkak i shiut në këtë rrugë janë bërë edhe kolona të makinave.
Nacionale pak më parë raportoj edhe për vështirësi në kalim edhe në rrugën Prishtinë – Podujevë.
