Vërshimet në vend, Qeveria e Kosovës: Situata më e vështirë në Klinë - NACIONALE

Vërshimet në vend, Qeveria e Kosovës: Situata më e vështirë në Klinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reshjet e shiu kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, sipas raportimeve dëmet janë të mëdhaja.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj dhe në Mitrovicë janë dërguar gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me të gjitha institucionet e saj vartëse po vazhdon angazhimin e saj në përballje me vërshimet e shkaktuara pas reshjeve të mëdha. Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna.” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Qeverisë, situata në Klinë është më e vështirë.

Situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgojmë përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth. Qeveria e Republikës së Kosovës është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë e zjarrfikësve, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Nga qeveria kanë bërë thirrje për qytetarët që me kujdes të bëjnë lëvizjet e tyre.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik emergjent 112.”

Lajme të ngjashme