Vërshimet në Skenderaj, Nura: Do të ngrihemi sërish
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka komentuar vërshimet që kanë ndodhur gjatë ditës së enjten në komunën e tij.
Nura përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vërshimet kanë shkatërruar shtëpi banimi, kanë mbytur kafshë, janë shkatërruar mbjellat e sivjetme.
Tutje ai ka shkruar se do të ngihen sërish.
“Vetëm një pjesë e shfaqur nga rrënimi po thuajse i tërësishëm i gjithçkaje që u gjend përballë ujit të rrëmbyeshëm, që megjithëse pa pasoja në njerëz, shkatërroi shtëpitë e banimit, mbyti kafshët, shkuan të mbjellat e sivjetme, u humb pasuria e krijuar me shumë mund, për të na gjunjëzuar gati për toke! Do të ngrihemi sërish! Skenderaj ynë!" - ka shkruar Nura.
