Vërshimet në Kosovë, gjeologu jep një fakt interesant - NACIONALE

Vërshimet në Kosovë, gjeologu jep një fakt interesant

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë pas reshjeve të dendura të shiut në javën që e lam pas, pati vërshime. Situatë më e rënduar ishte në rajonin e Mitrovicës e në Klinë.

Mirëpo sipas Valbon Bytyqi, gjeolog, thotë që roli i faktorit njeri për t’I paralndaluar përmbytjet është I pashmangshëm.

“Për t’u zgjidhur ky problem është vetëdijesimi i qytetarëve, duke filluar nga familja"”- thotë ai, raporton Klan Kosova.

Gjeologu konsideron se neper qytete që ka problem të menaxhimit të ujërave hapësinorë, pasi kanalizimet thotë se nuk janë të rregulluara si duhet.

“Sasia e reshjeve në këtë rast shton se duhet të merret për bazë pasi ishte shumë e madhe. Në Kosovë nuk janë respektuar zonat që nuk duhet të ketë vendbanime.“Në Kosovë dokumentet e planifikimit nuk janë marrë parasysh, ndërsa për zonat që kanë potencial të vërshimeve nuk është marrë parasysh faktori reliev,”- thotë Bytyqi.

Por çfarë duhet të ndërmerret tutje?

Bytyqi thotë se shtretërit e lumenjve duhet të rregullohen, poashtu pjesa e brigjeve, kanalet rrjedhëse dhe mbjellja e druve, pasi i parandalojnë vërshimet.

Lajme të ngjashme