Vërshimet në Itali, Kurti ofron ndihmën e Kosovës - NACIONALE

Vërshimet në Itali, Kurti ofron ndihmën e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Italia është përfshirë nga një katastrofë natyrore, e ku si pasojë e reshjeve të dendura ka pasur edhe vërshime. Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Shefi i ekzekutivit u ka ofruar dorën e ndihmës shtetit Italian, duke thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmë aty ku nevojitet.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet.” - shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme