Veriu “tokë e askujt”, Berisha: Deklaratë superskandaloze e antishqiptare e Ramës - NACIONALE

Veriu “tokë e askujt”, Berisha: Deklaratë superskandaloze e antishqiptare e Ramës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sali Berisha, lider i opozitës në Shqipëri, ka komentuar në Kuvendin e Shqipërisë deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, rreth veriut si “tokë e askujt”.

Berisha ka vlerësuar se kjo deklaratë e Ramës është “superskandaloze”, teksa e ka quajtur Ramën si “Pashiqi shqiptar”, duke e krahasuar kryeministrin shqiptar me ish-kryeministrin e Serbisë.

“Sot, kryefjala e Parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se veriu i Kosovës është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë. Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli. Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiqi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç? Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotëve të saj”, deklaroi Berisha.

Lajme të ngjashme