Veprimet e policisë në veri, Stano: Hapat e pakoordinuar rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka kritikuar aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri.
Duke reaguar ndaj këtyre veprimeve, ai ka shpërndarë reagimin e Zyrës së BE-së, duke thënë se këta janë hapa të pakoordinuar.
Në llogarinë e tij në “X”, ai ka shkruar se këto veprime rrezikojnë përshkallëzimin e situatës në atë pjesë të vendit.
“Deklarata për hapat e fundit të njëanshëm dhe të pakoordinuar në veri nga autoritetet e Prishtinës, duke rrezikuar përshkallëzim të mëtejshëm”, ka shkruar Stano.
Kosovo: 🇪🇺 statement on the latest unilateral and uncoordinated steps in the north by Pristina authorities, risking further escalation. https://t.co/Rk7yNpSmXv pic.twitter.com/A76neKUdxC
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) August 31, 2024