“Veprim i paprecedent”, Hoti: Në kulmin e inflacionit, Qeveria e rriti tatimin në pronë - NACIONALE

“Veprim i paprecedent”, Hoti: Në kulmin e inflacionit, Qeveria e rriti tatimin në pronë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka numëruar anomalitë me tatimin në pronë të Qeverisë Kurti.

Ai ka kritikuar qeverinë për rritjen e tatimit në pronë në kulmin e inflacioni.

Sipas tij, një gjë e tillë është bërë vetëm për të rritura të hyrat për qeverinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky ka qenë një veprim i paprecedent i Qeverisë Kurti.

Në gjitha qeveritë normale, sipas tij, në këtë kohë i kanë ulur ngarkesat tatimore për qytetarë.

1. Në kulmin e inflacionit, qeveria i rrit ngarkesat tatimore në pronë dhe në 2023 mbledh 33% më shumë të hyra nga tatimi në pronë .Në fillim të vitit 2023, kur të ardhurat reale ishin ulur dukshëm nga inflacioni i vitit 2022, Qeveria Kurti e rriti ngarkesën e tatimit në pronë. Si rezultat, në 2023 Qeveria ka mbledhur 33% më shumë të hyra nga tatimi në pronë nga qytetarët dhe bizneset krahasuar me 2022. Ky ishte një veprim i paprecedent. Për tu përballur me inflacionin, të gjitha qeveritë normale përgjithësisht i ulën ngarkesat tatimore për qytetarë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka bërë me dije se këtë vit qeveria do të fillon edhe me tatimin e tokave bujqësore të kultivuara.

Sivjet, Qeveria nis mbledhjen e tatimit në pronë edhe në tokat bujqësore të kultivuara. Kjo vjen si rezultat i ndryshimit të ligjit të tatimit në pronë që ndodhi vitin e kaluar. Në ligjin paraprak, neni 10, pika 4, specifikohej se “TATIMI NË PRONË NUK VENDOSET MBI NJËSITË E KULTIVUARA BUJQËSORE TË PARCELAVE”. Qëllimi i këtij neni ishte që të nxiteshin pronarët e tokave bujqësore të kultivonin ato ose t’i jepnin në shfrytëzim”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme