“Vendosën parakushte të papajtueshme për njëri-tjetrin”: Borrell deklarohet pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri u deklarua për media pas takimeve ndarazi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku la të kuptojë se palët pranuan propozimin e BE-së për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, por se nuk e pranonin “pa parakushtet e tyre të papajtueshme për njëri tjetrin”.
“Ne jemi të shqetësuar goxho nga ngërçi në procesin e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë; dhe sulmet terroriste të kohëve të fundit ne i dënuam sërish në takim që patëm sot ndarazi me Kryeministrin Kurti, Scholzin, Macronin, Michele-in, Melonin dhe mëpastaj me Vuçiqin”, tha Borrell.
“E vetmja mënyrë para është dialogu për normalizim, që rruga evropiane nënkupton normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Aty ka një pengesë të madhe që është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ketë marrëveshje për këtë ne bashkërisht ua paraqitëm një propozim serioz të balancuar evropian për themelimin e Asociacionit. Dhe këmbëngulëm që palët ta shfrytëzojnë këtë mundësi që është një rrugë e mirë para për normalizim dhe të shmangim shpërthimte e tjera të dhunës”, shtoi ai.
“Për fat të keq palët nuk ishin gati të pajtohen me këtë pa parakushtet që kishin dhe që për njërin dhe tjetrin ishin të papranueshme. Në fund ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në normalizim...Ne do të vazhdojmë të ngulim këmbë për këtë. Por, jolumturisht sot s’ishte e mundshme për shkak të parakushteve nga të dyja palët që për tjetrin ishin të papranueshme”, tha Josep Borrell.