Vendimi për Manastirin e Deçanit, Kadrijaj-Kurtit: Turpi të mbuloftë
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka kërkuar nga Agjencia Kadastarle zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ajo ka vlerësuar se kryeministri Kurti duhet t`i vije turp nga ky veprim.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ia ka rikujtuar Kurtit kohen kur sillte në Deçan aktivistë të VV-së për të protestuar kundër këtij vendimi.
“Pse, kur e ka mbajt bajrakun Albini? Turpi të mbuloftë, me autobus ke bartë aktivistë e i ke sjellë në Deçan me protestu për Manastirin e "zajednicën"”, ka shkruar Kadrijaj.