Vendim i dyshimtë multimilionësh i marrë nga gjyqtari Alajdin Tërshnjaku
Gazeta Paparaci ka raportuar mbi një skandal qe përfshin Gjykatën Kushtetuese. Sipas këtij mediumi, një aktgjykim i marrë vë në pah dyshime të rënda se prapa tij qëndrojnë grupe interesi.
Veprimet e Gjykatës Komerciale raportohet se përfshijnë një proces gjyqësor kontestimor mes dy bizneseve, “Alba Group” dhe “Kawa Group”. Rasti në fjalë, është gjykuar nga gjyqtari Alajdin Tërshnjaku.
Rasti është gjykuar nga gjyqtari Alajdin Tërshnjaku. Vendimi i tij është krejtësisht pezull dhe i bazuar vetëm në pretendime të një paditësi dhe krejtësisht në kundërtshim me vendime tjera të Gjykatës
Tërshnjaku e ka kthyer përmbys brenda tri vitesh gjykimi një padi për dëmshpërblim të “Alba Group” ndaj “Kawa Group”. Ka kryer shkelje të rënda. Ka shpallur aktgjykim kundër paditësit që pastaj gjatë procesit është kthyer edhe në të paditur.
Në padinë e “Alba Group” kundër “Kawa Group” për një borxh 200 mijë eurosh, Tërshnjaku e ka implikuar kundërligjshëm në rast edhe kundërpadinë e biznesit në pronësi të biznesmenit Valon Vataj” – raporton ky medium.
“Gjyqtari e ka aprovuar kundërpadinë e “Kawa Group” për 5.3 milionë euro dëmshpërblim ndaj palës së dëmtuar, për pezullimin e një leje ndërtimore për një kompleks banesor në Veternik, vendim të cilin e kishte marrë vetë gjykata, ndonëse procesi ka nisur me një padi të “Alba Group”, kundër kompanisë tjetër për borxh.
Ndonëse gjykata ia ka njohur këtë borxh si dhe vetë pala e paditur, gjyqtari Tërshnjaku ka nxjerr vendim se gjoja padia e “Alba Group” dhe vendimi përmbarimor i gjykatës e ka falimentuar kompaninë “Kawa Group”, për çka sipas këtij gjyqtari dëmi është mbi pesë milionë euro” – raportohet tutje.
Në këtë vendim, gjyqtari i Gjykatës Komerciale e ka vërtetuar pjesërisht padinë e paditësit “Alba Group” ndaj “Kawa Group” për dëmshpërblim në vlerë mbi 200 mijë euro. Pra ai, vetë e vërteton borxhin dhe vetë pastaj vendos dëmshpërblim se gjoja “Kawa Group” ka falimentuar si pasojë e vendimeve të gjykatës.
Por, në të njëjtin rast ai e ka kthyer palën e dëmtuar në palë fajtore dhe e ka obliguar “Alba Group” që t’ia paguajë “Kawa”-s 5.3 milionë euro në formë të fitimit të munguar, dhe vetëm pёr shkak të caktimit të masës së sigurimit nga ana e gjykatës. Shton kësaj edhe interesin prej 8 për qind që vlerën totale e çon në rreth 7 milionë euro.