Vëllai i Shyhrete Behlulit niset për të luftuar në Ukrainë
Dy kosovarë, përkatësisht Maliq Behluli dhe Ismet Shala, janë nisur për të dhënë kontributin e tyre në Ukrainë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë vullnetarët, në një prononcim të dhënë për “Kanal 10”, nga pika kufitare “Meykas”.
Në prononcim, ata shprehën vullnetin e tyre që të luftojnë në Ukrainë.
“Pamjet e refugjatëve na kujtojnë vuajtjet që kemi pasur ne në Kosovë. Unë vetë kam qenë atje gjatë luftës”, - ka thënë Behluli.
Pasi që ky lajm bëri bujë, u diskutua për profilin e të dy vullnetarëve kosovarë.
Nga hulumtimet e bëra, rezulton se Maliq Behluli është vëllai i këngëtares së famshme të muzikës popullore, Shyhrete Behluli.
Kujtojmë së lufta në Ukrainë vazhdon, me sulme të reja në çdo momement. Deri më tani, qindra njerëz kanë mbetur të vdekur e më shumë se 2 milionë ukrainas janë shpërngulur, si pasojë e sulmeve nga Rusia. /Nacionale/