Vëllai i Oliver Ivanoviqit reagon pas deklaratës së ministrit serb që tha se e di kush është vrasësi
Miroslav Ivanoviq, vëllai i të vrarit, Oliver Ivanoviq, ka komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq, se e di se kush e vrau Ivanoviqin.
Ai ka thënë se rasti i vrasjes së Ivanoviqit po përdoret për arsye politike dhe ato që ka thënë Gashiq datojnë kohë më parë.
“Nuk ka nevojë të përdoret në atë mënyrë ai rast dhe të dhënat nga ai rast, të cilat padyshim nuk janë aq të reja. Ato datojnë nga disa kohë më parë. Ky rast po përdoret për arsyetime politike apo ryshfet.” – ka thënë Ivanoviq për mediumin serb Nova.rs.
Ai ka thënë se pse nuk është shpërndar me familjarët ky informacion por tash po përdoret politikisht në Kuvendin e Serbisë.
“Është interesante që shfaqet në këtë periudhë. Nëse ai informacion është tashmë i disponueshëm, pse nuk është ndarë me familjen apo publikisht, por përdoret në parlament në disa duele politike.” – ka thënë ai.
Më poshtë mund të lexoni deklarimin e Gashiqit për vrasjen e Ivanoviqit.
