Vëllai i gruas që u vra në Pejë: Uroj të zbardhet sa më shpejt rasti - NACIONALE

Vëllai i gruas që u vra në Pejë: Uroj të zbardhet sa më shpejt rasti

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shpat Ukella, vëllai i gruas së vrarë në Pejë, ka folur para gazetarëve në lidhje me këtë rast, duke thënë se shpresonqë organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë.

Sipas “Kanal10”, ai ka deklaruar se uron që mos të ndodhin më zhvillime të tilla.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin.” – ka thënë ajo.

Ndryshe, një grua tjetër u vra dje në Pejë nga bashkëshorti i saj, katër ditë pas vrasjes së një gruaje në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.

Lajme të ngjashme