Veliaj pas tërmetit: Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë
Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj ka reaguar pas tërmetit që ka ndodhur në Tiranë, ku ka thënë se të gjitha shërbimet emergjente kanë kaluar në gatishmëri të plotë.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problematik të thirrin numrat emergjent.
“Një valë tërmetesh janë ndjerë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë në banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë ne nr. 112 ose zjarrfikësit nr. 128.” – ka shkruar Veliaj.
Dy tërmete janë regjistruar brenda pak minutash në Tiranë, njëri me magntudë 4.7 shkallë, ndërsa tjetri 4.1 shkallë, sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.
🚨⚠️ Nje vale termetesh jane ndjere ne Tirane. Sherbimet tona te emergjences kane kaluar ne gatishmeri te plote! Per cdo problematike ne banesa apo rruge malore, ju lutem na sinjalizoni menjehere ne nr. ☎️ 112 ose zjarrifikesit nr. 128 🚒!
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) January 15, 2023
Kujdes per njeri-tjetrin! #BASHKE 🙏🏻
