Vela: Versioni i statutit të Asociacionit i ngjashëm me atë të Vojvodinës
Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën në Bruksel.
Vela përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se draft-statuti i prezantuar mbrëmë nga Ekipi Menaxhues është i ngjashëm me atë të Vojvodinës.
“Ekipi Menaxhues i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dorëzoi versionin e statutit të Serbisë, i cili është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.” – ka shkruar Vela, duke i bashkëngjitur disa fotografi të cilat tregojnë dallimet.
Më tej, ai ka thënë se me anë të këtij statuti, Serbia po synon që të bëjë rikonstituimin e autoriteteve të Serbisë në Kosovë me qëllim që të zhvlerësojë institucionet.
“Synimi i tyre duket të jetë rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me qëllim të zhvlerësimit të institucioneve.” – ka thënë ai, duke shtuar që ky Asociacioni nuk do të kalojë.
Ndërkohë, Kurti në takim ka kundërshtuar draftin e Asociacionit të përgatitur nga Ekipi Menaxhuese që në krye kishte deputeën e Kuvendit të Serbisë.
Ai ka thënë se draft-statuti ishte “fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.
“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues i cili prezantoi një draft statut, në gjithsej 67 nene, dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane, dhe përkundër kësaj ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje.” – ka thënë Kurti pas përfundimit të takimit të martën më 2 maj.
The ASMM Management Team submitted Serbia’s version of the statute, which is very similar to Vojvodina’s statute.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) May 3, 2023
Their aim seems to be re-constitute Serbia’s autonomous authority in Kosovo, same like Vojvodina, with the aim to nullify the 🇽🇰 institutions.
This ASMM won’t fly! pic.twitter.com/CJINtc12b2
