Vela: Faqja zyrtare e presidentit serb e njeh Kosovën si shtet të pavarur - NACIONALE

Vela: Faqja zyrtare e presidentit serb e njeh Kosovën si shtet të pavarur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela, shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, ka shkruar se në faqen e presidentit të Serbisë, në njoftimin për pjesëmarrjen e Serbisë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, njihet Kosova si një shtet i pavarur që gjithashtu ka marrë pjesë aty.

Vela në Twitter, ka shkruar se është e vërtetë që Kosova ishte një nga 47 shtetet që ka marrë pjesë në takimin e KPE në Granada

Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit. Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit.” - ka shkruar Vela.

Lajme të ngjashme