"Veç je plak...": Buzhala e takon plakun 90-vjeçar, ai thotë se familja e Fitore Pacollit po e kërcënon
Gazetari Berat Buzhala ka dalë sot në terren për të takuar Ismail Veliun, plakun 90-vjeçar, i cili po ankohet që disa ditë për presionin e kërcënimet që sipas tij ia kanë bërë familja e Fitore Pacollit, deputete e VV-së.
Në intervistën me Buzhalën, Veliu ka treguar për kërcënimet që ai thotë t’i jenë bërë nga familja e deputetes së VV-së.
“Veç je plak se pa t’mbytë dru s’e kisha lanë” – deklaron Veliu në intervistën e Buzhalës.
Dy ditë më parë, Pacolli reagoi në Facebook-un e saj, duke thënë se familja e saj nuk e ka kërcënuar Veliun. E gjithë kjo çështje po bëhet për shkak të një toke 6 ari. Për më shumë, dëgjone rrëfimin e 90-vjeçarit Veliu.