Veç edhe gjashtë votime, thotë Kryetari Basha në nisje të seancës së fundit konstitutive
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, tha se janë veç edhe gjashtë herë votime për t’u shterruar votimi për Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës përmes procedurës së shortit.
Vetëm edhe njëherë i ka mbetur Nenad Rashiqit, kandidatit të mbështetur nga Vetëvendosje për t’u zgjedhur ose jo Nënkryetar Kuvendi.
Basha e nisi me shortin...
Përditësim...
Kandidata Milljana Nikolliq nuk i mori votat në tre herë nxjerre të emrin të saj, ndërsa Lista Serbe nuk e ndërron Sllavko Simiqin.
52 kundër, 24 abstenime, asnjë votë për - Nikolliq edhe "u eliminua nga gara", tha Dimal Basha.
Tashmë kanë mbetur edhe tre votime gjithsejt...
Përditësim
“Eliminohet” edhe Rashiqi: nuk i merr votat për Nënkryetar të Kuvendit as të tretën herë
Nenad Rashiq u nxor për herë të fundit, për të tretën herë, ndërsa nuk i mori votat.
Vetëvendosja e votoi, PDK abstenoi ndërsa LDK nuk mori pjesë fare në abstenim.
56 vota për. 24 abstenime,
Dimal Basha e konstatoi se nuk u zgjodh