Vdes rapsodi i njohur Ali Krasniqi - NACIONALE

Vdes rapsodi i njohur Ali Krasniqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë rapsodi i njohur i këngëve folklorike Ali Krasniqi.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Ali Krasniqi ka qenë prej zërave më të njohur të muzikës folklorike në vend.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se me zërin e tij Ali Krasniqi ka përjetësuar kujtimin e shumë heronjve të Kosovës.

“Paska ndërruar jetë rapsodi i njohur nga Drenovci, Ali Krasniqi. Aliu ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Me zërin e tij përjetësoi kujtimin për heronjtë, luftëtarët e rezistencën tonë ndër vite në përpjekjet për liri. Ngushëllime familjes dhe miqve!”, ka shkruar Haradinaj.

Varrimi i ikonës së folklorit do të bëhet sot në orën 15:00 në fshatin Drenofc të komunës së Malishevës.

Lajme të ngjashme