Vdes një pacient në Entin Special në Shtime, policia nis hetimet
Një pacientë i moshës 64-vjeçare është gjetur i vdekur në Entin Special në Shtimë rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Nacionale se viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKMF në Shtime.
Veseli tutje ka thënë se nga personeli i Entit Special në Shtime kanë thënë se ai që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore.
“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore.”- ka thënë Veseli.
Ndër të tjera zëdhënësi i Policisë ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për autopsi ndërsa rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
