Vdes një burrë në Drenas, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Drenas ka vdekur.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktima ishte dërguar në QKMF në Komoran pa shenja jete, dhe se vdekjen e tij e kishte konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, turpi i pajetë është dërguar për obduksion, ndonëse rasti është duke u hetuar.
“Gllogoc 09.02.2023-18:11. Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
