Vdes në moshë të re instrumentarja e Spitalit të Vushtrrisë - NACIONALE

Vdes në moshë të re instrumentarja e Spitalit të Vushtrrisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë instrumentarja Ylfete Pllana, e cila ka punuar në Spitalin e Vushtrrisë si dhe mësimdhënëse në një kolegj privat.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës e cila ka shprehur ngushëllime dhe e ka vlerësuar lart personalitetin e të ndjerës.

Sa vështirë të shkruajmë për humbjen tënde, ike në moshën më të mirë kur për ty kishin më së shumti nevojë familja, shoqëria dhe mbarë komuniteti. Një profesioniste dhe një mësimdhënëse e shkëlqyer, një kolege dhe shoqe e pazëvendësueshme nuk mund të të kujtojmë ndryshe! U prefsh në paqe! Ngushllime familjes dhe shoqërisë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Lajme të ngjashme