Vdes në mal 58-vjeçari nga Suhareka, dyshohet se e zuri traktori me drunjë - NACIONALE

Vdes në mal 58-vjeçari nga Suhareka, dyshohet se e zuri traktori me drunjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i moshës 58-vjeçare ka vdekur tragjikisht, pasi që e kishte zënë traktori me dru në malin e fshatit Studenqan të Suharekës.

Nga Policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit, kanë bërë të ditur se viktima ka shkuar në malin e fshatit për të marrë drunjë.

“Ju informojmë se rreth ores 20:13 policia ka pranuar informatën se nje qytetar nga fshati studenqan ka shkuar me “golldon” për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri athëherë nuk ishte kthyer në shtepi . Familjaret e kanë kerkuar por nuk e kan gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suhareke dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjencena gjithashtu.” – thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se viktima është gjetur nën trupa të drunjëve, ku dyshohet se “golldoni” (traktor i vogël” ishte rrokullisur dhe drunjët e kishin zënë viktimën.

“Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “golldoni”(traktor i vogël) ishte rrokullisur dhe drurët e kanë zënë viktimën. Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B.-58 vjeçar nga fshati Studenqan –Suharekë është pa shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.” - ka njoftuar Policia.

Lajme të ngjashme