Vdes komandant "Cima", një nga luftëtarët e parë të UÇK-së - NACIONALE

Vdes komandant "Cima", një nga luftëtarët e parë të UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka ndërruar jetë sot në moshën 58-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë, një nga luftëtarët e parë të UÇK-së, Cen Aliçkaj, i njohur si komandant Cima.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari Deçanit. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se komandant Cima u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.

Postimi:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj.

Ishte i dalluar në Luftën Çlirimtare për të vazhduar njëjtë edhe në rrethana paqeje, me të njëjtin vullnet.

Komandant Cima, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar.
Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vdekja e tij është humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

Ndajmë dhembjen me familjen Aliçkaj, bashkëluftëtarët e Cenit dhe gjithë ata që patën rastin ta njohin!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Komandant!

Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Cimës!

Ju njoftojmë se varrimi do të mbahet ditën e hënë, në ora 15:00, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Gjithashtu ditën e diel do të jeni të informuar për aktivitetet që do të mbahen në nderim të jetës dhe veprës së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj.

Lajme të ngjashme