Vdes ish-udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore, Hans Modrow - NACIONALE

Vdes ish-udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore, Hans Modrow

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka vdekur në moshën 95-vjeçare ish-udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore, Hans Modrow.

Majtisti kishte ardhur në pushtet në Gjermaninë Lindore pak pas rënies së Murit të Berlinit dhe më vonë i kishte ftuar forcat opozitare në qeveri, por nuk kishte arritur që ta ndalte momentumin për bashkimin e dy Gjermanive.

Në një debat të mbajtur në marsin e vitit 2004, kur Kosova ishte përfshirë nga trazirat, në cilësinë e anëtarit të Parlamentit Evropian, Modrow e vajtonte bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja dhe njohjen e pavarësisë së Sllovenisë e Kroacisë nga Gjermania.

Më 2004, ai kishte thënë se “mijëra familje serbe janë dëbuar nga një provincë që ende është ligjërisht pjesë e Serbisë, kryesisht nga forca paramilitare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dikur të cilësuar nga ShBA-ja si organizatë terroriste”, sipas uebfaqes së Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme