Vdes Haki Rugova
Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova.
Lajmin e ka konfirmuar për Nacionale.com zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
“Po, është e vërtetë. Ka vdekur sot”, - ka thënë Halimi.
Haki Rugova ka qenë kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog.
Rugova ka vdekur në moshën 65-vjeçare.