Vdes 22-vjeçarja e aksidentuar javën e kaluar në rrugën Prishtinë-Ferizaj - NACIONALE

Vdes 22-vjeçarja e aksidentuar javën e kaluar në rrugën Prishtinë-Ferizaj

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ka humbur jetën 22-vjeçarja nga Vushtrria, e cila ishte aksidentuar javën e kaluar nga një automjet në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Florentina Behrami, ishte duke u trajtuar në repartin intensiv në QKUK, ndërsa më herët burime nga qendra kanë bërë të ditur për gazetën Sinjali se ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Vdekja e saj është njoftuar edhe nga familja Behrami, përmes rrjeteve sociale.

“Njoftim!

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 28.12.2022 ndërroi jetë pas një aksidenti më e dashura jonë Florentina Behrami.

Për varrimin e së ndjerës do të njoftoheni me kohë.”, thuhet në njoftim.

Këmbësorja ishte përplasur nga një automjet në orët e hershme të mëngjesit më 22 dhjetor, ndërsa pas njoftimit për vdekjen e saj është bërë e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML që t’i bëhet obduksioni.

Lajme të ngjashme