Vdekja e dyshimtë e gruas: Flet dëshmitari që e telefonoj policinë, “E kam pa tu qitë gjak prej goje, duke u kollitë” - NACIONALE

Vdekja e dyshimtë e gruas: Flet dëshmitari që e telefonoj policinë, “E kam pa tu qitë gjak prej goje, duke u kollitë”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vdekje e dyshimtë e një gruaje ka tronditur Prishtinën gjatë mesditës së sotme.

Sipas Shefit të Urgjencës së Prishtinës, Avdyl Pacollit, ajo u gjet e vdekur në holl të katit të dytë të një ndërtese kolektive në rrugën Ferhat Draha, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Banorët që takoi gazeta Nacionale nuk e njihnin gruan e vdekur në fjalë.

"Jo, nuk po e njohim (kush është). Policia nuk po na lejon të kalojmë," - u shpreh njëri prej tyre në kushte anonimiteti.

Ndërsa deshmitari i cili e kishte telefonuar policin për rastin, i ka thënë Insajderit se e e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja. Shtoi se ajo ishte e shtrirë dhe nuk zvarritej në atë moment

“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, ka thënë dëshimtari .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, IML-ja si dhe prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Lajme të ngjashme