Vdekja e 27-vjeçarit, Musliu: Rasti të hetohet me urgjencë dhe në mënyrë të pavarur
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar hetim me urgjencë të rastit të vdekjes në duar të policisë të Agon Zejnullahu nga Lipjani.
Ajo ka vlerësuar se ky rast duhet të hetohet në mënyrë të pavarur, transparente dhe profesionale.
Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën për këtë rast.
“Në asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë abuzimin me forcën apo tejkalimin e autoritetit ligjor. Prandaj kërkoj që ky rast të hetohet me urgjencë, në mënyrë të pavarur, transparente dhe profesionale. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën, dhe askush nuk qëndron mbi ligjin, asnjë individ dhe asnjë institucion. Si një nga avokueset më të zëshme të Policisë së Kosovës, jam plotësisht e vetëdijshme për sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e saj çdo ditë, nga mungesa e mbështetjes institucionale, trajtimi i papërshtatshëm profesional, e deri te mungesa e kushteve për një punë dinjitoze”, ka shkruar Musliu.