“Vazhdoni, por pa mua”: Aktivisti nga Podujeva largohet i zhgënjyer nga VV-ja
Aktivisti i VV-së, Fehmi Blakçori, ka bërë me dije se nga e marta ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Në letrën që e ka dorëzuar në zyrat e kësaj lëvizje në Podujevë, ai ka treguar arsyet e largimit nga kjo parti.
Ai ka vlerësuar se kjo lëvizje tashmë është zbehur dhe nuk ka realizuar premtimet që janë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Blakçori ka thënë se në këtë parti është instaluar një klientel politike që ka për qëllim vetëm interesin individual.
“Aty do të lë, qoftë zyrja hapur apo mbyllur vendimin tim në formë të shkruar për të mos qenë më anëtar i Vetëvendosjes. Unë e di që jeni rritë shumë dhe mundeni pa mua, por edhe ju ta dini se edhe unë mundem pa ju”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.