Vazhdon seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës
Sot Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me seancën e radhës plenare.
Siç shihet në kalendarin e ngjarjeve, seanca pritet që të fillojë në orën 12:00.
Në rend ditë të kësaj seance janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, pritet që nesër të raportojë në Kuvendin e Kosovës përpara deputetëve në lidhje me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut.
