Vazhdon problemi i qenve të helmuar në Mitrovicë të Veriut - NACIONALE

Vazhdon problemi i qenve të helmuar në Mitrovicë të Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duket se helmimi i qenve në Mitrovicë të Veriut po vazhdojnë.

Qytetarët e kësaj pjese janë të shqetësuar dhe disa po kërkojnë likuidimin e qenve.

Helmi nga i cili po vdesin qentë është i rrezikshëm edhe për shëndetin e njeriut. Kossev shkruan se autoritetet paralele në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë vitin e kaluar 140 kompensime për qytetarët dhe fëmijët që ishin lënduar nga qentë.

Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Shapa” shprehet se problemi me numrin e madh të qenve është se ata po sillen aty nga qytete tjera të Kosovës.

“Një qen mund ta sjellin nga Gjakova, Prishtina, Leposaviqi etj. Kjo është bërë, ne kemi raportuar në polici por askush nuk i ka penguar këto...” – është shprehur Jelena Iliq nga kjo shoqatë.

Sipas shoqatës zgjidhja është sterilizimi dhe jo likuidimi i qenve, duke iu bërë thirrje pronarëve të qenve që të paguajnë për një gjë të tillë.

Kujtojmë se për helmimin e qenve në Mitrovicë të Veriut ka hapur rast edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Lajme të ngjashme