'Vazhdon': Çka po thotë Vuçiqi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it - NACIONALE

'Vazhdon': Çka po thotë Vuçiqi pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq raportohet se ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Siç shkruan medium serb “Kosovo-Online”, Vuçiq pas takimit ka deklaruar se kishte një “bisedë të gjatë e të hapur”.

“Një bisedë e gjatë dhe e hapur me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së. Do të vazhdojë…” – citohet se ka thënë ai.

Të martën mbrëma, në një dramë të radhës, Vuçiq në një postim u viktimizua duke thënë se “Serbinë po e presin ditë të vështia”.

Ai madje, tha se “s’e ka aspak të lehtë” ta thotë atë që ka marrë vesh në 48 orët e fundit.

Presidenti serb pretendoi për një “kërcënim të drejtpërdrejt të interesave të Serbisë”.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit... Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat tona jetike kombëtare. Në ditët në vijim, do ta informoj popullin e Serbisë me të gjitha sfidat që i presin. Por ne po luftojmë. Serbia fiton.”tha ai.

Lajme të ngjashme