Vazhdojnë protestat e serbëve në veri të Kosovës
Protestuesit serbë po vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë para objekteve të komunave në veri të vendit. Në ditën e dhjetë të tyre, serbët po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur nga zgjedhjet lokale të 23 prillit.
Kryesisht situata po paraqitet të jetë e qetë.
Po ashtu, më pak protestues raportohet se janë mbledhur para këtyre objekteve.
Policia e Kosovës dhe KFOR-i po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale për të ruajtur rendin.
Ndërkohë për shkak të kësaj situate të krijuar në veri të vendit, sot në Kosovë pritet të qëndrojë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
