Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese - NACIONALE

Varhelyi i kërkon Kosovës ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje Kosovës ta dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, citohet ai në njoftimin e Komisionit Evropian.

Varhelyi ka shtuar se Bashkimi Evropian është i angazhuar për zgjerim dhe përfshirje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme