Varhelyi: Dënoj fuqishëm sulmet kundër Policisë, mbështesim punën e EULEX-it e KFOR-it në terren
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e dy të tjerëve në veri të Kosovës.
Varhelyi ka dënuar sulmin dhe ka thënë se dhuna duhet të ndalet.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë.” – ka shkruar ai në “X”.
Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes së policit, teksa ka thënë se e mbështesin punën e EULEX-it dhe KFOR-it.
“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit që vdiq sot paradite dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne mbështesim punën e EULEX dhe KFOR-it në terren pasi bëjmë thirrje për hetim të plotë.” – ka thënë ai.
I strongly condemn the attack against #Kosovo Police in N🇽🇰. Violence has to be ceased immediately✋
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 24, 2023
I send my deepest condolences to family of 🇽🇰Policeman died this a.m. & wish a fast recovery to injured. We support the work of EULEX&KFOR on ground as we call for full investig. https://t.co/shAl4Mvd53
