Vajton Vuçiqi: Për shkak të Kosovës, Serbia mund të bëhej “dele e zezë” e Evropës - NACIONALE

Vajton Vuçiqi: Për shkak të Kosovës, Serbia mund të bëhej “dele e zezë” e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një fjalim dje gjatë ditës në lidhje me Kosovën në Kuvendin e Serbisë, e cila seancë do të vazhdojë edhe sot. Sigurisht, ai e shfrytëzoi këtë seancë, që gati sa nuk eskaloi tërësisht, për të bërë pak edhe propagandë kundër Kosovës.

Në fakt, z. Vuçiq edhe vajtoi pak në lidhje me mundësinë e izolimit ndërkombëtar të Serbisë për shkak të Kosovës.

“A do të bëheshim një ‘dele e zezë’ evropiane? Po, do të bëheshim. Të izoluar plotësisht, askush nuk do të fliste me ne. Ne nuk do të kishim akses në asnjë fond e nuk mund të funksionojmë vetëm në botën moderne.” – tha ai.

Kujtojmë që dje gjatë ditës, në mbledhjen e Kuvendin të Serbisë u panë edhe Lista Serbe dhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i LS-së që është në listë të ShBA-së.

Lajme të ngjashme